Kur do të rinisë futbolli në Shqipëri? Ja si përgjigjet Ogerta Manastirliu
Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e ftuar në “E Diella Proces” në Top Channel ku foli në lidhje me sportin në këtë kohë pandemie. Ajo u shpreh se nuk ka një datë fikse por momentalisht duket shumë e vështirë që të lejohet edhe zhvillimi i stërvitjeve.
“Unë jam vetë sportdashëse njësoj si ata që e duan sportin jo në cilësinë e ministres po si sportdashëse e kam menduar shpesh se çfarë duhet bërë. Virusi nuk ka ikur dhe të gjithë duhet të përshtatemi, edhe sporti duhet të përshtatet.
Jemi në diskutime me ekspertët dhe jemi ende në një risk të lartë dhe nuk mund të mendojmë për një rikthim të shpejtë qoftë edhe për stërvitje. Por, padyshim do të kemi edhe njoftime për sportin”, deklaroi Manastirliu.