Kur Interi kualifikohej nga grupet duke e nisur më keq se tani

Një pikë në dy ndeshje. Tek Interi nuk ka aspak panik. Kalendari dhe klasifikimi thonë që shanset për kualifikimin e skuadrës së Contes janë reduktuar ndejshëm, por dy përballjet e radhës ndaj Borussia Dortmund do të vendosin gjithçka. Edhe në të kaluarën ka pasur raste që ekipi zikaltër i ka bërë një nisje të dobët aventurës në Champions League.

 

Në sezonin 2009-2010, kur edhe fitoi tripletën, në 3 ndeshjet e para  ndaj Barcelonës, Rubin Kazan dhe Dinamo Kiev mori 3 barazime. Nëse fiton ndaj Dortmundi më 23 tetor, atëherë do të kalojë edhe Interin e atij sezoni, që drejtohej nga Mourinho.

Përmbysja më e madhe ndërkohë ka ndodhur në sezonin 2006-2007 me Roberto Mancinin në pankinë. Asnjë pikë në dy ndeshjet e para, por Interi gjithsesi u kualifikua si e dyta në grup. Humbja e parë ishte 1-0 ndaj Sportingut të Lisbonës dhe më pas në shtëpi ndaj Bayern Munich. Më pas erdhën 3 fitore radhazi, dy ndaj Spartakut të Moskës dhe dhe ndaj portugezëve. Më pas erdhi barazimi 1-1 në Mynih, teksa Viera vendosi baraspeshën pas avantazhit të Makkay. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP