”Kur ke mungesa, gjërat bëhen të vështira”, tranjeri për zgjedhjen e Bajramit: Fola 30 minuta me të

Shqipëria do të luajë një miqësore përballë Gjibraltarit në Europa Point të enjten e 4 shtatorit, pesë ditë përpara duelit me Letoninë në Tiranë, e vlefshme për Kualifikueset e Botërorit 2026. Tranjeri kuqezi Sylvinho, ka folur në një konferencë për mediat përpara këtij dueli, nga i cili kërkohet fitorja.

”Sa i përket ndeshjes, është shumë e rëndësishme. Luajmë me Letoninë në Tiranë. Një kundërshtar i vështirë, skuadër fizike dhe shumë e organizuar. U konstatua që kemi vuajtur në ndeshjen ndaj Letonisë në mbrojtje. Unë mendoj se kemi vuajtur si skuadër. Kur ke lojtarë që të mungojnë.

Unë kam punuar me Brazilin dhe ka qenë e vështirë dhe për Brazilin. Na ka ndodhur edhe ne më përpara. Duhet të përgatitesh dhe të kalojmë te lista e dytë e Kombëtares. Duhet të bëjmë më të mirën me lojtarët që kemi dhe ne besojmë te ata. Sa i përket situatës me Adrian Bajrami, ne e kemi plotësuar listën e pritjes dhe nuk kemi pasur ndonjë reagim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas reagimit për shtyp, kur nxorëm listën e plotë të 23 lojtarëve, prapë nuk kishte ndonjë ndryshim. Dy ditë më pas dikush na telefoni nga Federata dhe na tha që Adrian Bajrami zgjodhi të përfaqësojë Zvicrën. Fola 30 minuta me të. Kjo gjë ndodh kudo në botë. Edhe me Brazilin, kishte lojtarë që zgjidhnin Italinë dhe jo Brazilin”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?