Kur publikohet lista e Kombëtares për Ligën e Kombeve? Maran zbulon momentin e grumbullimit

FSHF ka saktësuar se lojtarët e grumbulluar nga trajneri Maran do të njoftohen të premten, në orën 11:00, pak përpara nisjes së konferencës për shtyp të teknikut.

Ndryshe nga grumbullimet e mëparshme, këtë herë lista e Kombëtares nuk do të publikohet përpara konferencës, por pikërisht në momentin kur ajo do të nisë.

Në listën e mungesave të sigurta për shkak të dëmtimeve janë Thomas Strakosha, Myrto Uzuni dhe Arlind Ajeti. Ndërkohë, priten rikthimet në përfaqësuese të Rei Manajt dhe Ernest Muçit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Seanca e parë stërvitore e Kombëtares do të zhvillohet të hënën e ardhshme, më 21 shtator.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kuqezinjtë do të kenë një kalendar të ngjeshur në Ligën e Kombeve, me katër ndeshje në harkun kohor 26 shtator–6 tetor. Shqipëria do të përballet me Bjellorusinë, ndërsa ndaj San Marinos do të luajë dy herë, në shtëpi dhe në transfertë. Sfida e katërt do të jetë ndaj Finlandës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A duhet liruar Erion Veliaj të drejtojë bashkinë nga zyra?