Kurti uron përfaqësuesen: Rezultat historik ndaj Suedisë, mbajmë gjallë ëndrrën!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me një postim në Facebook uroi “Dardanët” për fitoren e madhe në transfertë ndaj Suedisë, që i afron me “play off”-in e Botërorit.

“Kosova e jashtëzakonshme! Lojë e disiplinuar, fitore e merituar dhe tjetër rezultat historik ndaj Suedisë për të forcuar vendin e dytë në grup dhe për të mbajtur të gjallë e të prekshme ëndrrën për kualifikim në Kupën e Botës. Gëzuar fitorja, përgëzime lojtarëve tanë e urime të gjithëve!”, shkruan Kurti në rrjetin social.

Djemtë e trajnerit Franko Foda shkëlqyen edhe njëherë përballë Suedisë së yjeve si Isak dhe Gyokeres, duke i mposhtur me rezultatin 0-1 në sfidën e luajtur mbrëmjen e sotme në Goteborg. Para mbi 30 mijë tifozëve vendas, Kosova doli fituese me golin e Fisnik Asllanit, shënuar në minutën e 32’ të sfidës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore Kosova ngjitet në vendin e dytë në grupin B kualifikues, ku prin Zvicra, e cila u ndal në një barazim pa gola mbrëmjen e sotme përballë Sllovenisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?