Kush do të jetë kapiteni i Kombëtares së Futbollit të Shqipërisë?

Pas lamtumirës së Lorik Canës tek Kombëtarja është rikthyer çështja e shiritit të kapitenit të kuqezinjve.

Në prag të ndeshjes miqësore të 31 gushtit kundër Marokut dhe atë të 5 shtatorit ndaj Maqedonisë për kualifikueset e Botërorit ‘Rusi 2018’, De Biasi ende nuk ka vendosur për emrin që do të jetë lideri i Kombëtares, shkruan Syri.net.

Fillimisht u mendua që Hysaj do të jetë kapiteni i ri i Kombëtares por gjithçka ndryshoi pasi në ndeshjen ndaj Francës dhe Rumanisë në Europian shiritin e mori Ansi Agolli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me shumë mundësi shiriti i kapitenit pritet të vendoset mes dy pretendentëve kryesorë, Ansi Agolli dhe Elseid Hysaj, por nuk përjashtohet edhe ndonjë surprizë tjetër.

Swiss Digital Mobile Reklama

Më poshtë keni 4 kandidatët për kapiten:

1- Ansi Agolli
2- Elseid Hysaj
3- Ledian Memushaj
4- Mërgim Mavraj

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?