Kush është “Gatuzo” shqiptar?

Taulant Xhaka duhet pasur frikë nga kundërshtarët, për shkak të agresivitetit të tij dhe aftësisë për të fituar dyluftimet. Në “Euro 2016”, në ndeshjen e parë, gjithashtu, llogaritë mirë duhet t’i bëjë edhe “Schweizer Nati”. Pseudonimin “Gattuso shqiptar”, Taulant Xhaka e ka marrë nga trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi. Italiani ka hequr linja paralele mes tyre, mes mesfushorit të FC Basel dhe ish-legjendës së Milanit, Gennaro Gattuso. “Gattuso është një lojtar i madh. Nëse trajneri më krahason me të, ky është një nder i madh për mua”, – thotë Xhaka.

“Dobësitë” kanë të bëjnë me zemrën e luftëtarit, me temperamentin gjaknxehtë deri në shpërthim. Xhaka e ka dëshmuar këtë gjë disa herë në fushë. Rreth vjeshtës së kaluar, ai u pezullua për sjellje të dhunshme ndaj ish-lojtarit të Yong Boys dhe shokut aktual të skuadrës, Renato Steffen. Apo shikoni ndeshjen skandaloze në fushatën kualifikuese të Europianit, Serbi-Shqipëri. Xhaka dhe Gattuso u takuan në sezonin 2012-2013, në dy ndeshje të njëpasnjëshme, njëri pjesë e FC Basel dhe Gattuso duke mbyllur karrierën aktive si futbollist me FC Sion.
Në ndeshjen e parë të dy kombëtareve, në “Euro 2016”, Taulant Xhaka do të përballet me Granitin, vëllain e tij më të vogël, me kushtin që të dy do të luajnë në mesfushat respektive. Pra, duelet janë të pashmangshme. “Kjo ndeshje do të jetë një makth, por unë e kam thënë tashmë: në qoftë se futemi në dyluftim, situata do të jetë e ngrohtë”, – thotë njeriu mbrojtës i kuqezinjve. Gattuso, megjithatë, kurrë nuk ka luajtur kundër vëllait të vet. Ai nuk ka asnjë të tillë. Shkruan “srf.ch”

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?