“Kushton shumë”, Trabzonspor frenon për transferimin e Ernest Muçit

Ernest Muçi ka qenë një nga emrat më të përfolur në futbollin turk gjatë dy muajve të fundit, në periudhën nëntor–dhjetor, falë paraqitjeve shumë pozitive që i kanë dhënë hov debatit mbi të ardhmen e tij. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka tërhequr vëmendjen me formën e shkëlqyer, duke u kthyer në një element të rëndësishëm për Trabzonsporin.

Klubi i Trabzonit do të dëshironte ta mbante Muçin në organikë, por situata financiare e bën operacionin të komplikuar. Në fund të sezonit, Trabzonspor është i detyruar të negociojë me Beşiktaş-in për kartonin e plotë të lojtarit, me një shifër prej 10 milionë eurosh, e cila konsiderohet tepër e lartë nga drejtuesit e klubit.

Këtë qëndrim e ka konfirmuar hapur edhe trajneri i Trabzonsporit, Fatih Tekke, i cili ka pranuar se pavarësisht vlerësimit për lojtarin, kushtet aktuale e bëjnë të vështirë realizimin e transferimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Jemi në kontakt me disa klube për lojtarët që kemi në radar. Muçi na pëlqen shumë, por kërkesa prej 10 milionë eurosh është e lartë dhe në këto kushte blerja e tij nuk është e realizueshme”, është shprehur Tekke.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?