Kvaratskhelia luajti i dëmtuar ndaj Shqipërisë, rrezikon të mungojë në fundjavë te Napoli

Nuk ka lajme të mira për tifozët e Napolit pas ndeshjeve të Kombëtareve që u zhvilluan gjatë kësaj jave në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ylli i napoletanëve Kvaratskhelia pësoi një goditje të fortë gjatë pjesës së parë të ndeshjes Shqipëri-Gjeorgji dhe u detyrua të dalë me dhimbje të forta nga fusha e lojës.

Trajneri i gjeorgjianëve, Willy Sagnol tha se: “Kvara luajti me dhimbje të forta, donte të qëndronte në fushë sa më gjatë. Ai është një lojtar i madh ekipi. Në fund  më duhej ta ndryshoja”.

Anësori tani do të monitorohet nga stafi mjekësor i napolitanëve nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen në transfertë kundër Cagliarit, që do të luhet të dielën.

SHKARKO APP