Ky është formacioni i frikshëm i City-it nëse do të shkojë edhe Messi

Lionel Messi ka shokuar botën e futbollit pas shfaqjes së dëshirës për t’u larguar nga Barcelona. Humbja shkatërruese 8-2 ndaj Bayernit, ka ndikuar shumë te argjentinasi, i cili nuk ka ndërmend që të vijojë më te blaugranët edhe pas largimit të disa prej shokëve të tij.

Manchester City është skuadra më e favorizuar për të marrë shërbimet e “Pleshtit”, duke u bazuar te miqësia me Guardiolën, por dhe me sulmuesin Aguero. Formacioni i “qytetarëve” me ardhjen e argjentinasit do të ishte vërtet i frikshëm.

Tronimi Sterling, Aguero dhe Messi do të ishte një kërcënim i madh për të gjitha skuadrat. Me këtë sulm, me siguri që City mund të jetë kandidati kryesor për të fituar titullin dhe Championsin. /Koha Jone/

SHKARKO APP