Ky është super formacioni i Chelsea-t sonte, 3 blerjet e reja ende jo gati

Chelsea do të zbresë në fushë sonte në mbrëmje për të nisur sezonin e ri kundër Brighton. Pritshmërit janë të mëdha për ekipin e Lampard, pas një merkato fantastike.

Blutë e Londrës nuk do të hedhin në fushë të gjithë blerjet e reja, pasi ende nuk janë në 100 për qind të formës së tyre. Gjithsesi e sigurt është që do të shohim dy blerjet e mëdha nga Bundesliga, Havertz dhe Werner, që cilësohen si dy blerjet më të mëdha.

Ziyech dhe Chilëell janë ende të dëmtuar, ndërkohë që Thiago Silva ende nuk është stërvitur me ekipin për shkak të impenjimit të mëvonshëm në Champions me PSG. /R.Lika-Koha Jone/

How Chelsea should line-up against Brighton

 

SHKARKO APP