Ky është super formacioni që po projekton Laporta te Barcelona

Barcelona mund t’i ketë dhënë lamtumirën Ligës së Kampionëve për sezonin 2020-2021, por kjo nuk do të thotë që katalanasit nuk e kanë gati planin për të ardhmen. Presidenti i sapo zgjedhur Joan Laporta ka gati planin për ekipin e sezonit të ardhshëm.

Goditja më e mirë do të ishte bindja e Lionel Messit për të vijuar aventurën me ekipin Blaugrana. Për ta bindur numri një i katanave është gati që të transferojë një bashkëkombës të tij, Sergio Aguero. Ndërkohë në sulm një alternativë duket se mund të jetë edhe Depay nga Luon. Të dy sulmuesit mund të vijnë me kosto zero.

Pa kosto do të jetë edhe transferimi i Eric Garcias nga Manchester City, teksa marrëveshja tashmë është arritur. Edhe në mesfushë do të ketë një ndryshim, pasi po mendohet për afrimin e holandezit, Wijnaldum, që është në preferencën e Koeman. Në stolin e rezervave do të jenë: Neto, Antoine Griezmann, Sergio Busquets, Trincao, Riqui Puig, Illaix Moriba, Miralem Pjanic, Martin Braithwaite, Samuel Umtiti, Junior Firpo, Philippe Coutinho, Mingueza dhe Sergi Roberto. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP