Ky francez po spiunon kuqezinjtë?!
Te skuadra Kombëtare prej kohësh flitet për spiunime në lidhje me proceset stërvitore, apo edhe për ato që ndodhin brenda skuadrës.
Por mediat franceze bëjnë me dije se trajneri i Francës, Dider Deshamps ka punësuar trajnerin e Kombëtares së 19-vjeçarëve të Francës, Patrick Gonfalonen për të vëzhguar kuqezinjtë.
Ky i fundit ka ndjekur pothuajse të gjitha stërvitjet e skuadrës, por edhe ndeshjen ndaj Zvicrës. Ai studion çdo lojtar kuqezi që nga muaji mars dhe para ndeshjes, do të raportojë te tekniku Deshamps për gjithçka ka parë. – ATSH.
KOHA JONË SONDAZH

