Ky Manchester United bën me “dhimbje koke” dhe Amorim, e nis me barazim

Manchester United nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në transfertë ndaj Ipswich, në ndeshjen ku debutoi trajneri i ri, Ruben Amorim.

“Djajtë” e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh pas vetëm 2 minutave lojë, me Rashford. Megjithatë vendasit kishin kontrollin e lojës dhe ia dolën të barazojnë në minutën e 43-të me Hutchinson.

Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, duke treguar se Amorim do të ketë ende shumë punë për të bërë në këtë skuadër.  Manchester United renditet në vendin e 12-të me 16 pikë, ndërsa Ipsëich renditet në vendin e 18-të me 9 pikë.

SHKARKO APP