Ky pritet të jetë formacioni i Rejës ndaj Bjellorusisë

Shqipëria do të luajë të premten në mbrëmje sfidën e parë për Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë. Trajneri Reja duket se nuk ka shumë dilema për 11-shen që do të hedhë në fushën e lojës, ashtu siç edhe e konfirmoi në konferencën për shtyp.

Në portë pritet që të jetë titullar Strakosha. Në mbrojtje Gjimshiti, Dermaku dhe Veseli në qendër, ndërkohë që Hysaj dhe Roshi do të ndihmojnë të dyja repartet. Në mesfushë pritet të ketë hapësira për Baren, Gjasulën dhe një mes Laçit ose Abrashit.

Në sulm, trajneri italian do të vendosë Sadikun dhe Cikalleshin. Ndeshja e parë e Ligës së Kombeve do të nisë në orën 20:45 dhe do të gjykohet nga një katërshe arbitrash nga Suedia.

SHKARKO APP