Ky sezon mund të jetë i fundit për Philip Lahm

Filip Lam ka rikonfirmuar se ai mund të largohet këtë fundsezoni nga Bajerni, por edhe nga futbolli. 32-vjeçari, i cili numëron 11 vite në Mynih dhe ka fituar gjithçka të mundshme në nivel klubi, është bërë shpesh pjesë e rrotacionit të Ançelotit këtë sezon dhe tani ai e ndien se nuk është më në kushtet fizike për t’iu përgjigjur intensitetit të bavarezëve.

Sidoqoftë nuk e ka marrë akoma një vendim në lidhje me këtë gjë , por nuk e shikon si pamundësi anullimin e vitit të fundit të kontratës. “Sigurisht, të tërhiqem në fund të sezonit është diçka që do ta marr parasysh. Nuk mund ta përjashtoj dot. Unë e kam thënë 9 muaj më parë se mund ta mbyllja karrierën në vitin 2017 dhe i qëndroj ende kësaj deklarate. Sezoni do edhe 7 muaj që të përfundojë dhe deri atëherë mund të ndodhin shumë gjëra”, tha ai gjatë një interviste për “Bild”. Vetë Lahm këmbëngul se vendimi i tij nuk do të ketë lidhje me suksesin e skuadrës, por do të bazohet në gjendjen e tij fizike në maj.

“E ardhmja ime nuk varet nga sa tituj do të fitoj, por sesi trupi im do të ndihet dhe, më pas, do të marr një vendim për të ardhmen”, nënvizoi ishkapiteni i kombëtares gjermane, i cili u tërhoq nga kombëtarja menjëherë pasi triumfoi në “Brazil 2014″. Unë dua që të jem në gjendje të luaj në nivelet më të larta dhe do ta analizoj kur të ketë ardhur momenti për të varur këpucët në gozhdë. Por kam ende një kontratë deri në vitin 2018, kështu që nuk kam pse nxitohem për të marr një vendim”,- ka deklaruar vetë Lam që kështu hedh shashkën e parë dhe jep sinjalin që prezenca e tij në fushë kërkon më shumë minuta, dhe vetë do të vlerësojë nëse do arrin të jetë në atë standart performance që kërkon vetë. Të ardhmen e lidh direkt me veten, dhe për momentin po bluan një vendim që gjithsesi nuk është aspak i thjeshtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?