Kylian Mbappe mbetet objektivi kryesor i Real Madrid, Perez mendon dhe planin B nëse nuk vjen francezi

Kylian Mbappe mbetet prej kohësh një dëshirë e madhe e presidentit Perez, objektivi kryesor i Real Madrid. Nëse botën nuk do e pushtonte COVID-19, francezi do të ishte tema më e rëndësishme e kësaj merkato vere por kushtet financiare dhe kosto e lartë e këtij transferimi bën që Reali të tërhiqej. Mbappe pritet të rikthehet sërish në objektivin e Realit verën e ardhshme por në çdo rastet mbetet një operacion i vështirë.

Sipas të përditshmes spanjolle “Marca”, drejtuesit e klubit madrilen kanë në tavolinë edhe planin B: “Haaland nëse nuk vjen Mbappe”. Gjithnjë sipas “Marca”: Reali vijon të ndjek nga pranë evoluimin e sulmuesit norvegjez. Nëse Mbappe nuk transferohet në Madrid, atëherë Reali do të vendos Haaland në majën e listës së dëshirave. Biondi ka një klauzolë largimi prej 70 milion euro, shifër të cilët Real Madrid mund ta paguaj lehtësisht pa u futur fare në negociata me B.Dortmund. Problemi i vetëm në këtë tratative do të ishte konkurrenca, Haaland kërkohet nga pjesa më e madhe e ekipeve europiane.

SHKARKO APP