FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

La Liga: Skuadrat, me fluturime “charter”

Futbolli spanjoll po vijon punën për rikthimin e skuadrave në fushën e lojës. Presidenti i La Liga, Javier Tebas ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e skuadrave të Primera dhe Segunda Division për të studiuar etapat e rifillimit të kampionateve me synim që të kufizohet sa më shumë rreziku mbi shëndetin e futbollistëve dhe punonjësve të tjerë duke evituar zonat publike.

Palët kanë arritur një marrëveshje për këtë plan që do t’i prezantohet komisionit për shëndetin publik, por që mund të shoqërohet me modifikime të tjera. Sipas asaj që publikohet në median spanjolle, La Liga ka propozuar që skuadrat të udhëtojnë për sfidat e tyre në transfertë ditën e ndeshjeve me fluturime charter të cilat do të sigurohen nga vetë Liga.

Më parë La Liga kishte propozuar ndihma ekonomike për klubet përsa u përket pagesave të hotelit për grumbullimet e futbollistëve për një kohë të gjatë, një propozim që u refuzua nga vetë futbollistët. në këtë mënyrë, La Liga mendoi që këto fonde të akordohen për fluturimet Charter të skuadrave që do të luajnë ndeshjet e kampionatit në çdo 72 orë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?