Laçi-Bylis nuk prodhon fitues sfida për javën e tretë të Superligës

S’ka fitues sfida mes Laçit dhe Bylisit, e vlefshme për javën e tretë të Superligës. Takimi u mbyll në një barazim pa gola, me dy ekipet që krijuan shumë pak për të gjetur golin. Ishte një ndeshje e qetë, me Laçin dhe Bylisin, që më shumë u kujdesën të mos pësojnë. Kurbinasit vazhdojnë të mos njohin ende fitore, teksa pas tre javëve numërojnë dy barazime dhe një humbje. Në krahun tjetër, ky është barazimi i parë për Bylisin, që më parë kishte marrë një fitore ndaj Dinamos dhe një humbje ndaj Teutës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?