Laçi kthehet në “makth”, ndal sërish Kukësin e Pakult

Kukësi nuk ka mundur që të marrë hak për eliminimin në Kupën e Shqipërisë ndaj Laçit. Kampionët e Shqipërisë nuk kanë shkuar më shumë se një barazim pa gola.

Kukësi humbi dy mundësi të mira shënimi në pjesën e parë me Gurin dhe me Idrizin, ndërkohë që pjesa e dytë ishte e barabartë me pak raste për shënim, por me shumë polemika.

Verilindorët kërkuan një 11-metërsh pas një rrëzimi në zonë të Gurit. Gjithsesi Kukësi mbetet në vendin e dytë në kuotën e 55 pikëve, ndërkohë që Laçi mban vendin e pestë me 43 pikë. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?