Laçi nuk ndalet, parakalon Partizanin, kapitullon Flamurtari në Vlorë

Laçi, skuadra e drejtuar me sukses nga trajneri Armando Cungut regjistroi fitoren e gjashtë radhazi në Kategorinë Superiore duke mposhtur 2-0 në transfertë Flamurtarin, në një ndeshje të prapambetur. Në Vlorë ekipi vlonjate zhgënjeu sërish para publikut në takimin e javës së 24-ët, që ishte shtyrë për shkak të reshjeve të shiut. Për kuqezinjtë kjo ishte humbja e tretë rresht pas disfatës së shumëpërfolur me Partizanin dhe zhgënjimit me Skënderbeun, brenda në stadiumin “Flamurtari”. Laçi kishte udhëtuar me synime të qarta drejt Vlorës dhe kjo u vu re që në minutat e para, me skuadrën kurbinase që zhvilloi një lojë të hapur duke i imponuar lojën Flamurtarin. Pas shumë përpjekjesh nga të dy kampet rasti i parë i rrezikshëm u shënua në portën e miqve, teksa u desh ndërhyrja instiktive e Vujadinoviç, për të shmangur golin.  Nigeriani James rezultoi rrezik konstant për mbrojtjen e Flamurtarit që në minutën e 32’ ai ishte ma fat, teksa sulmuesi i Laçit gaboi në pasimin për Meton, duke i dhënë mundësi portierit Ilion Lika,të ndërhynte në kohë. Edhe pjesa e dytë nisi mjaft e luftuar, me sulme të shpejta nga njëra portë tek tjetra. Vujadinoviç për të dytën herë kryen një ndërhyrje vendimtare pas goditjes me kokë të Abilaliaj.  Pak çaste më pas befasoi Laçi me Agim Meto, por meritën e këtij goli e kishte Cetkoviç, që shmangu me zgjuarsi mbrojtjen vlonjate për të asistuar me po kaq zgjuarsi shokun e skuadrës.   Me këtë fitore Laçi është ngjitur në kuotën e 47 pikëve, duke kaluar Partizanin me anë të golavarazhit. Por të kuqtë kanë një ndeshje më pak dhe do të luajnë të premten në mbrëmje ndeshjen derbi ndaj Tiranës. Bardheblutë kanë 50 pikë dhe Skënderbeu e Kukësi ndajnë vendet e para, përkatësisht me 54 dhe 52 pikë.

Trajneri Armendo Cungu

Fitoren e formacionit të Armando Cungut e vulosi Mitraj 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, duke shfrytëzuar një asist përfekt të Cetkoviç.   Në 89’ Kruja pati një mundësi të artë për të shkurtuar diferencën, por Vujadinoviç ishte thjesht i pakalueshëm në këtë sfidë.  Me këtë sukses kurbinasit barazuan në kuotën e 47 pikëve Partizanin, por të kuqtë kanë një ndeshje më pak, pikërisht derbin me Tiranën.  Objektivi i Laçit në këtë sezon mbetet Kupa e Shqipërisë por lacianët me fitoren e fundit të arritur në Vlorë mund ta pretendojnë Europën edhe nëpërmjet kampionatit. Trajneri Armando Cungu në përfundim të sfidës së Vlorës, u përpoq të shmangte entuziazmin e tepruar, duke u shprehur se formacioni i tij duhet t'i marrë ndeshjet një e nga një.  –“Po kalojmë një moment të mirë dhe shpresoj që të zgjasë sa më tepër. Mund ta kapim Europën ndeshje pas ndeshjeje. Është e vështirë të përballesh me ekipe pa objektiva, pasi mund të ndjesh presion kur kërkohet rezultati.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Protagonisti Agim Meto

Swiss Digital Mobile Reklama

Një nga protagonistët kryesore të fitores me Flamurtarin, ishte pa dyshim Agim Meto, i cili kishte shumë arsye për të festuar me gol fitoren në Vlorë. – “Kam qenë te Flamurtari deri në janar, por drejtuesit nuk besuan tek unë. Nuk m'u dha asnjëherë mundësia në ekipin vlonjate,” – theksoi Meto pas ndeshjes.  Nga kampi kuqezi pas humbjes, nuk u prononcua asnjë zyrtar i klubit, pas urdhrit të dhënë nga presidenti Sinan Idrizi.  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?