Lacio dhe Arsenal fitojnë me “poker” duelet e para në Europa League, Atletiko nuk gabon (VIDEO)
Spektakël, gola dhe emocione të shumta në ndeshjet e para çerekfinale në Europa League. Ekipet favorite kanë triumfuar duke qenë të favorizuar për të kaluar në fazën tjetër.
Lacio ka marrë një fitore spektakolare ndaj Salsburgut në shifrat 4-2. Luliç zhbllokoi ndeshjen që në minutën e 8-të me Luliç, ndërkohë që Valon Berisha barazoi përkohësisht rezultatin nga pika e bardhë duke mposhtur në duelin e shqiptarëve ndaj Strakoshës. Në pjesën e dytë Parolo riktheu sërish ekipin e tij në avantazh, ndërkohë që miqtë do të barazonin sërish me Minaminon. Spektakli në “Olimpiko” nuk u mbyll këtu, pasi Felipe Anderson dhe Imobile ngritën peshë tifozët vendas.
Atletiko Madrid ndërkohë kanë fituar pastër 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Sportingut. Koke shënoi golin e avantazhit që në minutën e parë, ndërkohë që në minutën e 40-të, Grizman vulosi suksesin për ekipin e tij.
Një fitore të rëndësishme mori edhe Arsenali në takimin e parë ndaj CSKA së Moskës në shifrat 4-1. Te Topçinjtë spikatën Lakazet dhe Ramsei me dopietë, ndërkohë që Golovin shënoi sa për statistika.
Lajpcig ka fituar ndeshjen e parë ndaj Marsejës 1-0 duke lënë të hapur sfidën e kthimit. Timo Verner shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e parë shtesë të pjesës së parë. Ndeshjet e kthimit do të luhen pa një jave. /Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

