Lacio fitore me “poker” ndaj Sampdorias, Interi mund me vuajtje Kievon (VIDEO)

Lacio dhe Inter marrin fitoret e radhës në ndeshjet e javës së 34-të në Seria A. Bardhekaltrit kanë fituar lehtësisht 4-0 ndaj Sampdorias. Milinkoviç Saviç dhe De Vrij ishin dy autorët e golave në pjesën e parë të ndeshjes, ndërkohë që në fraksionin e dytë ishte radha e Çiro Imobiles, i cili realizoi dy gola. Bomberi italian u ngjit në kuotën e 29 golave në këtë sezon.

Interi ndërkohë ka fituar me shumë vuajtje ndaj Kievos. Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë. Ikardi gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 52-të, ndërkohë që Perisiç 9 minuta më pas shënoi golin e dytë. Stepinski ndezi shpresat e vendasve në fund, por ata nuk shfrytëzuan si duhet mundësit e shumta për shënim edhe në saj të një dite perfekte të portierit Handanoviç.

Lacio ngjitet në kuotën e 67 pikëve sa Roma, ndërkohë që Inter mbetet në kuotën e 66 pikëve. Atalanta ka mundur Torinon, duke i rrëmbyer vendin e 6-të Milanit./Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?