Lacio shpërdoron mundësinë e artë, barazim zhgënjyes ndaj Krotones (VIDEO)

Lacio humbet shansin e artë për të siguruar një billetë në Champions për sezonin e ardhshëm. Bardhekaltrit nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 2-2 në transfertë ndaj krotones.

Luliç zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të nga pika e bardhë, ndërkohë që vendasit barazuan me Simin në minutën e 29-të.  Në pjesën e dytë në minutën e 61-të Çekerini lë të shtangur portierin Strakosha duke kaluar Krotonen në avantazh. Kundërpërgjigja e Lacios vjen me Milinkoviç Saviç 6 minuta nga fundi i kohës së rregullt.

Me këtë barazim Lacio ngjitet në kuotën e 72 pikëve, 3 më shumë se Interi, por në rast se munden në sfidën direkte në javën e fundit ndaj zikaltërve, atëherë ekipi i Spaletit shkon në Champions. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?