Lajm i keq për Spanjën, Gaya humbet Kupën e Botës

Jose Gaya nuk do të jetë në Kupën e Botës në Katar. Dëmtimi në stërvitje para ndeshjes testuese kundër Jordanisë, bëri që ai të largohej nga grupi i lojtarëve të thirrur nga Luis Enrique për Kupën e Botës.

Tashmë në Doha, pak ditë para debutimit, Luis Enrique ka vendosur ta zëvendësojë anësorin e dëmtuar.

“Mbrojtësi i krahut largohet nga Doha me dashurinë, respektin dhe mirënjohjen e shokëve të ekipit dhe federatës”, thuhet në mesazhin e federatës spanjolle.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri Luis Enrique ende nuk ka vendosur për futbollistin që do ta zëvendësojë në Botëror.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?