Lajm i madh për Argjentinën, Messi rikthehet në stërvitje me grupin

Pas disa seancave të veçuar, Lionel Messi u rikthye sot për t’u stërvitur me skuadrën e Argjentinës.

Sipas raportimeve nga mediat kapiteni i argjentinasve është rikuperuar në mënyrë perfekte dhe do të jetë plotësisht në dispozicion të trajnerit Lionel Scanoli, për debutimin e kundër Arabisë Saudite të martën.

Ky do të jetë Botërori i fundit i yllit argjentinas dhe pritet që të japë maksimumin, pse jo për të synuar dhe ngritjen e trofeut.

SHKARKO APP