Lajm i madh për Bayernin në prag të sfidës me Realin, Harry Kane është gati
Bayern merr një lajm pozitiv në prag të çerekfinales së parë të UEFA Champions League ndaj Real Madrid, pasi Harry Kane është rikthyer në stërvitje.
Sulmuesi anglez ishte vënë në dyshim për sfidën e së martës në Spanjë, pasi mungoi në ndeshjen miqësore të Anglisë ndaj Japonisë për shkak të një dëmtimi të lehtë. Problemi fizik ishte konfirmuar fillimisht nga trajneri i Anglisë, i cili sqaroi se Kane kishte ndërprerë stërvitjen pas vetëm 15 minutash dhe nuk ishte në gjendje të aktivizohej.
Më pas, trajneri i Bayern-it, Vincent Kompany, bëri të ditur se bëhej fjalë për një shqetësim në kyçin e këmbës, që e detyroi sulmuesin të mungonte edhe në ndeshjen e Bundesliga ndaj Freiburgut.
Megjithatë, optimizmi në kampin bavarez nuk ka munguar. Kompany kishte shprehur besimin se dëmtimi nuk ishte serioz dhe se rikthimi i lojtarit do të ishte i shpejtë.
Ky optimizëm duket se është konfirmuar, pasi Kane ka marrë pjesë në seancën stërvitore të së hënës dhe pritet të jetë i gatshëm për t’u përfshirë në listën e ndeshjes ndaj Real Madridit.
KOHA JONË SONDAZH

