Lajm tronditës nga Portugalia, Casillas pëson infarkt në stërvitje
Një lajm shokues është raportuar për ish-porterin e Realit të Madridit dhe të përfaqësueses së Spanjës, Iker Casillas, aktualisht pjesë e Portos në Portugali. Sipas informacionet që vijnë nga mediet luzitane, 37-vjeçari është shtruar me urgjencë në një spital të qytetit Oporto, për shkak të një ataku kardiak.
Klubi i Portos e konfirmoi lajmin e tmerrshëm për TVI, ku sqaronte se gjendja e spanjollit është e qëndrueshme dhe po shkon drejt përmirësimit.
Mësohet se Casillas ka ndier shqetësime në zemër gjatë seancës stërvitore të paradites dhe është transportuar menjëherë në spital, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale.
KOHA JONË SONDAZH

