Lajme shkurt nga bota e futbollit

Ish-traineri i Chelseat dhe Tottenhamit, Andre Villas-Boas është emëruar trajner i ekipit kinez Shanghai SIPG. Trajneri portugez zëvendëson Sven-Goran Erikssonin pasi suedezi ishte shkarkuar shkaku i formës së dobët. Villas-Boas i mungonte pankinave që prej largimit nga Zeniti.

Trajneri i Barcelonës Luiz Enrike, është duke kërkuar një mbrojtës të djathtë. Aleix Vidal, mbrojtësi i djathtë, pritet të largohet nga Barcelona pasi nuk bën pjesë në planet e Luis Enriques. Ky i fundit tashmë ka nisur hulumtimet që ta gjej pasardhësin e Vidalit. Sipas të përditshmes katallane, Sport, Enrique ka tri opsione për këtë pozitë. Fjala është për Joao Cancelo (Valencia), Cedric Soares (Southampton) dhe Serge Aurier i (PSG).

Arsenal dhe Milan kane ne objektiv talentin e PSV-së, Matthias Verreth
Sipas portalit Italian Calciomercato.com, agjentet e Arsenalit janë duke e vëzhguar talentit të PSV-së, Matthias Verreth. 18 vjeçari me prejardhje nga Belgjika po shkëlqen në Eredivisie, derisa Arsenali do të tentojw që ta transferoj në radhët e saja. Por, londinezët nuk do ta kenë të lehtë ta blejnë lojtarin pasi ai kërkohet edhe nga Milani. Verreth, i cili luan në sulm, ka kontratë me ekipin holandez deri në verën e vitit 2019, me opsion të vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dani Carvajal drejt rinovimit me Real Madridin. Drejtuesit e “Los Blancos” dëshirojnë të “blindojnë” Dani Carvajal. 24-vjeçari konsiderohet i rëndësishëm për repartin e prapavijës dhe për këtë madrilenët kërkojnë t’ia rinovojnë kontratën futbollistit deri në 2022. Kontrata aktuale e lojtarit skadon në 2020.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?