Lajme të këqija për Realin, Alexander-Arnold 3-4 javë jashtë fushave
Momente jo të mira për Real Madridin. Trent Alexander-Arnold u detyrua të braktiste fushën pas vetëm katër minutash lojë në ndeshjen e Champions League kundër Olympique Marseille (2-1).
Mbrojtësi anglez ndjeu një dhimbje të fortë në bicepsin femoral të këmbës së majtë pas një kontrolli topi, duke detyruar trajnerin Xabi Alonso ta zëvendësonte menjëherë me Dani Carvajal.
Fillimisht, tekniku spanjoll kishte dhënë sinjale pozitive për gjendjen e lojtarit, por ekzaminimet mjekësore konfirmuan një dëmtim muskulor. Koha e rikuperimit parashikohet të jetë nga tre deri në katër javë.
Ky është një problem i madh për Realin, i cili ka një kalendar të ngjeshur mes Champions League dhe La Liga-s. Pa Alexander-Arnold, barra do të bjerë mbi Carvajalin, por duke pasur parasysh moshën dhe historinë e tij me dëmtimet, Alonso mund të jetë i detyruar të provojë alternativa të tjera si Fede Valverde apo Raúl Asencio për të ruajtur ekuilibrat në krahun e djathtë.
KOHA JONË SONDAZH

