Lajme të mira për kombëtaren/ Arlind Ajeti kthehet në stërvitje me Torinon

Lajme të mira për kombëtaren e Shqipërisë. Arlind Ajeti duket se ka kaluar dëmtimin e gjatë dhe pas një muaji është kthyer sërish në fushë.

Mbrojtësi iu bashkua skuadrës së Torinos në seancën e fundit stërvitore, megjithatë nuk do të grumbullohet nga trajneri Sinisha Mihajloviç për ndeshjen e së dielës kundër Romës.

Tekniku nuk do të rrezikojë derisa futbollisti të jetë në 100% të formës së tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por pas rikuperimit nga dëmtimi, Arlind Ajeti mund të jetë i gatshëm për kombëtaren e Shqipërisë në dy sfidat e tetorit kundër Lihtenshtejnit dhe Spanjës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për shkak të dëmtimit, mbrojtësi mungoi në dy sfidat e fundit të përfaqësueses kuqezi, kundër Marokut dhe Maqedonisë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?