Ndeshja Kosovë-Kroaci në Shkodër

Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë komplete në ndeshjet kundër Kroacisë dhe Ukrainës. Por kroatët dhe ukrainasit janë optimistë për fitoren. Madje nënvleftësojnë.

rzgjedhësi i përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki, do t’i ketë në dispozicion të gjithë lojtarët e parashikuar për ndeshjet me Kroacinë dhe Ukrainën. Në prag të ndeshjes Kosovë – Kroaci, e cila zhvillohet të enjten në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër të Shqipërisë, FIFA i ka dhënë dritën jeshile për të drejtë loje edhe portierit me origjinë boshnjake, Adis Nurkoviq. Ndërsa një ditë më parë, lejen për veshjen e fanellës së Kosovës ke ka marrë nga FIFA edhe Arbër Zeneli.

Lojtarët e Kosovës i pret në duelin e dytë në kuadër të kualifikimeve për kamponatin Botëror, Rusia 2018, një kundërshar i fishëm, ndonëse në ekip nuk do të jenë yjet si Luka Modriq (Real Madrid) dhe Ivan Rakitiq (Barcelona).

Kroatët optimistë

Finnland Fußball WM-Qualifikation Finnland vs. Kosovo (picture-alliance/dpa/Lehtikuva/J. Nukari)

Para sfidës me Kosvën, trajneri kroat Ante Çaçiq ka thënë se Kroacia është më e fortë dhe se kualiteti është në anën e tyre. Ai pohon se ata e kanë analizuar mirë lojën e reprezentacionit të Kosovës dhe se do të fitojnë. Ndonëse më parë ka shprehur respekt për lojën e Kosovës dhe ekipin e kësaj kombëtare.

“Ata do të bëjnë gjithçka, sepse nuk kanë çfarë të humbin. Por ekipi ynë është më i fortë, me më shumë përvojë. Ne do të bëjmë gjithçka për të marrë rezultatin që kërkojmë”, tha ai duke shtuar: “Kosovën e kam parë në vetëm një ndeshje. Por Kroacia në secilën ndeshjen duhet të jetë e vendosur për të treguar cilësitë në fushë.”

Për dallim prej kroatëve të cilët kanë respekt për ekipin e Kosovës, i cili në duelin me Finlandën barazoi, kapiteni i Ukrainës Oleksandr Kucher, është shprehur i bindur se ndaj Kosovës, do të marrin tri pikë.

“Në ndeshjen ndaj Kosovës, tri pikë i kemi të garantuara”, deklaroi Kucher.

SHKARKO APP