Lajme të mira për Milanin, Leao drejt rikuperimit në prag të sfidës me Napolin

Pas tre fitoreve radhazi në kampionat dhe një suksesi në Kupën e Italisë pa pësuar gol, Milani i Massimiliano Allegrit përgatitet për sfidën e parë të madhe të sezonit. Në “San Siro”, për javën e pestë të Serie A, do të zbarkojë Napoli, kampion në fuqi dhe aktualisht kryesues i klasifikimit.

Rafael Leao është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi në muskujt e pulpës që e mbajti jashtë katër ndeshjet e para të kampionatit. Sulmuesi portugez është stërvitur rregullisht me grupin dhe është gati për t’u rikthyer në fushë.

Megjithatë, Allegri nuk do ta hedhë menjëherë titullar. Leao do të nisë nga pankina dhe pritet të aktivizohet gjatë ndeshjes për të dhënë kontributin e tij, në mënyrë të ngjashme me mënyrën se si po menaxhohet Nkunku. Në sulm, trajneri do t’i besojë dyshes Pulisic–Gimenez.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rkthimi i Leaos jep një sinjal të qartë se kuqezinjtë po i rikuperojnë gradualisht të gjitha armët e tyre më të forta. Sfida ndaj Napolit do të tregojë realisht se ku mund të arrijë skuadra e Allegrit këtë sezon.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?