Lajmi i dopingut për Kelmendin, kreu i federatës kosovare: Pse u bë kaq e madhe?

Lajmi i publikuar nga “La Gazzetta Dello Sport”, që fliste për një mospjesëmarrje të Majlinda Kelmendit në një test anti­doping që duhej të zhvillohej ne Francë në muajin qershor, nuk është pritur aspak mirë në nga shqiptarët.

Kelmendi arriti të fitonte medaljen e artë në Xhudo duke mundur një italiane dhe mendohet se një lajm i tillë mund të jetë publikuar qëllimisht.

Por presidenti i Federatës Kosovare të Xhudos, Agron Kuka në një prononcim për “The Guardian” ka deklaruar: “Nuk e kuptoj pse një çështje e tillë është bërë kaq e madhe, pasi nuk ka asnjë arsye. Ekipi po bënte stërvitje në Francë dhe disa njerëz afrohen dhe thonë do bëjmë një kontroll anti­doping, por nuk kishin asnjë autorizim nga zyrtarët e Kontrollit anti­doping botëror. Ne nuk mund t’i japim gjakun apo urinën e sportistëve kujtdo dhe kemi qenë gjatë gjithë kohës në kontakte me institucionet kompetente”, ka sqaruar Kuka.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?