Lajmi i madh nga Gjermania, Bundesliga nis që në muajin maj

Bundesliga mund të bëhet kampionati i parë që do të rikthehet në aktivitet, teksa Ministri i Sporteve duket se do të japë dritën jeshile që kampionati të fillojë më 9 maj.

Masat në këtë shtet janë lehtësuar në ditët e fundit, teksa janë rihapur edhe dyqanet e vogla apo dhe shitjet e makinave, por distancomi shoqëror vijon. Në një deklaratë Ministri gjerman Markus Soder konfirmoi se janë në bisedime me federatën për rinisjen e kampionatit. Në stadium do të lejohen brenda vetëm 239 persona. Në të do të përfshihen stafet e të dyja skuadrave dhe stafi i sigurisë, përfshirë këtu 126 persona.

Ekipet do të përbëhen nga trajnerët, mbikëqyrësit dhe mjekët dhe vetëm katër fëmijë do të lejohen për të kapur topin, ndryshe nga një numër më i madh që ishin më parë. Rreth 36 persona do të gjenden në stadium për të transmetuar ndeshjet, por edhe duke përfshirë edhe sigurinë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?