“Lajthit” Dortmundi, i vendos çmimin e pabesueshëm Sanchos

Skuadra e Borussia Dortmundit është një nga skuadrat më simpatike në saj të mënyrës sesi implikon futboll në fushën e lojës.

Prania e shumë talenteve ia bën më të lehtë punë trajnerit Luisen Favre. Një ndër futbollistët i cili po shkëlqen tek klubi gjerman tashmë prej 2 vitesh është Jadon Sancho. Ky i fundit kërkohet nga disa ekipe të mëdha në kontinetin Europian.

Chelsea është në garë për shërbimet e talentit anglez pasi e shikon këtë të fundit si pasuesin ideal të Eden Hazard. E ndërkohë që “blutë e londrës” bëjnë plane Dortmundi i ka vendosur çmimin Sanchos. Verhezinjtë kërkojnë 117 milionë euro për ta lënë të lirë 20-vjeçarin. Një shifër e konsiderueshme që ka shtangur drejtuesit e Chelsea të cilët janë tërhequr momentalisht.

SHKARKO APP