Lala: Ja pse De Biazi nuk e merr Kaçen

Në momentin kur Ko mbëtaren e kanë futur të gjithë në një cep të ringut dhe po e “grushtojnë”, Altin Lala i del në mbrojtje. Ish-kapiteni legjendar i kuqezinjve mendon se humbja ndaj Izraelit ishte një disfatë që mund të ndodhë në futboll.

Lala thotë gjithashtu se De Biazi e humbi toruan në momentin që futi në fushë 3 sulmues, por mendon se sfida u vendos nga episodet e penalltisë dhe kartonit të kuq.

Ish-mesfushori i kuqezinjve dhe dikur krahu i djathtë i De Biazit jep gjithashtu edhe një shpjegim për mungesën e Kaçes në Kombëtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport” ai zbulon se mesfushori i Pëlzenit nuk impenjohet sa duhet në Kombëtare dhe stërvitet sikur e ka sjellë dikush me zor. 41-vjeçari nuk mendon si Aliaj që, nëse brezi i tij do të kishte De Biazin trajner, mund të bënte mrekullira.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Ndodhi ajo që mund të ndodhë në futboll. Mendoj që ishte një disfatë dhe një ditë jo e mirë për Shqipërinë, pavarësisht se lojtarët dhanë maksimumin dhe bënë gjithçka në fushën e lojës për të marrë më të mirën nga kjo ndeshje. Arbitri mori një vendim të nxituar dhe, në gjykimin tim, mund të mos e jepte penalltinë e parë, në bazë të rregullave që kanë ndryshuar. Nuk e di mirë, por mendoj se ky detaj vendosi gjithçka.”, tha Lala.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?