Lamine Yamal jashtë fushave për 2-3 javë, humbet ndeshjen me Spanjën

Talenti i ri i FC Barcelonës, Lamine Yamal, ka pësuar një dëmtim të përsëritur pubik dhe pritet të mungojë për dy deri në tre javë, sipas njoftimit zyrtar të klubit katalanas.

18-vjeçari, i cili u rikthye në fushë pas një mungese të gjatë më 2 tetor në ndeshjen ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve (1-2), ndjeu sërish dhimbje në zonën pubike, e njëjta që e mbajti jashtë fushave mes datave 14-25 shtator.

“Dhimbja që e shqetësonte lojtarin u rishfaq pas ndeshjes kundër PSG-së,” – thuhet në deklaratën e FC Barcelona.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si pasojë, Yamal do të mungojë në ndeshjen e La Ligas këtë fundjavë ndaj Sevilla FC, si dhe në dy ndeshjet kualifikuese të kombëtares spanjolle për Kampionatin Botëror 2026:

Swiss Digital Mobile Reklama

Spanjë – Gjeorgji (11 Tetor)

Bullgari – Spanjë (14 Tetor)

Rikthimi? El Clasico në horizont…

Stafi mjekësor i Barcelonës po punon për rikuperimin e plotë të lojtarit, me një rikthim të mundshëm në njërën nga ndeshjet e ardhshme:

Barcelona – Girona (18 Tetor)

Olympiakos – Barcelona (21 Tetor, Liga e Kampionëve)

Ose, nëse rikuperimi vonohet, El Clasico ndaj Real Madridit, më 26 Tetor, mund të jetë skena e kthimit të tij.

Yamal, tashmë një element kyç në skuadrën e Xavit dhe me 23 paraqitje e 6 gola me fanellën e Spanjës, pritet të rikthehet me kujdes të veçantë për të shmangur komplikime afatgjata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?