Laporta: Do bëj gjithçka për të mbajtur Messin te Barcelona!

Joan Laporta, ish-numri një i Barcelonës nga 2003 deri në 2010 është një nga kandidatët për president të katalanasve pas largimit të Bartomeut. Në një intervistë për “Radio Marca” ai tregon planet e tij si dhe për të ardhmen e Lionel Messit.

“Do t’i përdorim të gjitha kartat, në mënyrë që Messi të mbetet me ne. Shitja e Cristiano Ronaldos nga Real Madrid kishte edhe rrethana të tjera. Çështja e Leos është unike. Ai do të ishte një nga lojtarët e paktë, si Pelé, që ka luajtur vetëm në një ekip. Kjo çështje nuk bazohet vetëm në para. Do t’i bëjmë një propozim të mirë ekonomik, por nuk do të arrijmë atë që klubet e tjera mund t’i japin. Unë kam një marrëdhënie shumë të mirë me Leo.

Ai e do Barçën. Jam i bindur që po pret me padurim një propozim nga presidenti i ri. Do të bazohet mbi të gjitha në një ekip konkurrues, që mund të fitojë Ligën e Kampionëve. Nëse e bëj këtë propozim, unë do ta respektoj atë. Jam me fat që kam besueshmërinë e Leos. Tani nuk është koha për të folur për Messin, sepse për këtë duhet të jem president”, deklaroi Laporta.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?