Laporta: Messi meriton të nderohet te Barcelona, jemi gati të bëjmë atë që do ai
Barcelona po mendon për një rikthim të bujshëm në “Camp Nou”. Skuadra katalanase dëshiron të ketë sërish në skuadër Lionel Messin.
Dëshirën e ka shprehur vetë presidenti i saj Joan Laporta, i cili ka dhënë së fundmi një intervistë për EFE, ku dhe ka konfirmuar dëshirën e madhe për ta pasur në ekip.
“Jemi gati të bëjmë atë që do ai. Leo Messi meriton që të nderohet te Barcelona. Ekziston mundësia që të luaj te ne në formë huazimi nga Inter Miami? E di që ka shumë zëra, por besoj se është diçka që lejohet nga FIFA”, deklaroi Laporta. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

