Laporta zbulon gjestin e madh të Lewandowskit: Uli pagën që të regjistronim Olmo-n
Sulmuesi i Barcelonës, Robert Lewandowski, është kritikuar në sezonin e kaluar, por angazhimi i tij te blaugranët nuk ka munguar.
Gjatë një konference për shtyp sot (e martë), presidenti Joan Laporta dha një vlerësim për tregun e transferimeve dhe financat e klubit, duke u shprehur se ishte i kënaqur me mënyrën se kishin shkuar gjërat.
Klubi pati probleme në regjistrimin e Dani Olmo-s në dy javët e para. Laporta zbuloi se sulmuesi polak kishte ofruar uljen e pagës së tij për t’i bërë gjërat të funksionojnë.
“E shoh Robertin më të motivuar se kurrë. Ai kishte nevojë për këtë përforcim të ri dhe duket shumë i emocionuar. Është një lojtar i përkushtuar ndaj klubit dhe unë mund t’ju siguroj për këtë.
Kur dëgjoi se duhej të bënim disa përpjekje në fair-play financiar për të arritur regjistrimin e lojtarëve, ai u ofrua për të ulur pagën e tij”, tha Laporta.
KOHA JONË SONDAZH

