Lara Colturi sërish në podium në Botërorin e Skive, merr vendin e dytë në Austri

Skiatorja italo-shqiptare, Lara Colturi ka konfirmuar edhe një herë formën e shkëlqyer në Botërorin e Skive. Në garën e Slalomit të zhvilluar në Gurgl të Austrisë, Colturi, e cila përfaqëson Shqipërinë, mori sërish vendin e dytë në disiplinën e Slalomit.

Colturi e mbylli garën me kohën 1:49.34, duke qenë 1.23 sekonda pas fitueses Mikaela Shiffrin. Pas tyre, vendin e tretë e zuri zvicerania Camille Rast.

Në lëshimin e parë, 18-vjeçarja regjistroi kohën 54.53 sekonda, që i dha pozicionin e dytë të përkohshëm. Në manovrën e dytë, ajo u rendit e dhjeta me 54.81 sekonda, por koha totale i mjaftoi për të siguruar sërish vendin e dytë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një tjetër medalje për Shqipërinë në Kupën e Botës në Ski. Pas suksesit në Levi, flamuri shqiptar valëvitet edhe në Austri, aty ky Lara Colturi zuri vendin e dytë në podium.

Swiss Digital Mobile Reklama

ATSH

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?