Lara Colturi u rendit e treta në Botërorin e skive në Francë, Toçi: Arritje e jashtëzakonshme për Shqipërinë

Elvis Toçi, president i Federatës shqiptare të Skive, flet për suksesin e arritur ditën e sotme (2 shkurt) nga Lara Colturi, italiania e natyralizuar si shqiptare e cila u rendit në vendin e tretë në kategorinë e femrave për Botërorin e Skive.

Ai tha se një rezultat i tillë është i jashtëzakonshëm për një vend të vogël si Shqipëria ndërsa theksoi se Laura i ka mundësitë që të jetë kampione bote në të ardhmen.

”Ndodhemi në Francë, në alpet e Francës. Një tjetër lajm i shkëlqyer edhe Deni Xhepa është në vendin e 17-të ndërsa në vendin e 16-të Alban Elezaj që garon për Francën,. Marrim çmimin e tretë. Shqipëria nuk ishte dëgjuar në kampionatin e skive por tani u bë rutinë. Lara natyrisht është shumë e motivuar. I ka përbërësit që të dalë kampione bote. Kishte një trishtim sepse pretendonte të ishte e para. Por këtu jemi në kushte të një bore të shkrirë që e dëmton rezultatin e saj. Por edhe vendi tretë për Shqipërinë e vogël është diçka e jashtëzakonshme”,-tha Toçi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Presidenti i Federatës së Skive shtoi më tej se me këto rezultate, Laura do të jetë konkurruese edhe në Lojërat Olimpike që do të mbahen në vitin 2026.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?