Largimi i mundshëm i Lewandowskit, Barcelona nis të ëndërrojë për Julian Alvarez

E ardhmja e Robert Lewandowskit tek Barcelona mbetet një temë e nxehtë. Sulmuesi polak, 37 vjeç, ka shënuar 4 gola në 6 ndeshje të La Ligas, vetëm dy si titullar për shkak të problemeve fizike, duke treguar se është ende një bomber i nivelit të lartë. Megjithatë, me kontratën që i skadon në qershor, klubi katalanas është i detyruar të mendojë për pasuesin e tij.

Sipas Sport, presidenti Joan Laporta ka një objektiv të qartë: Julián Álvarez. Sulmuesi argjentinas i Atletico Madridit është në krye të listës për merkaton e verës 2026. 25-vjeçari është bërë lider i madrilenëve, duke shënuar 6 gola dhe dhënë një asist në 7 javët e para të kampionatit.

Operacioni pritet të jetë shumë i vështirë, pasi kartoni i Álvarez ka një klauzolë prej 500 milionë eurosh dhe Atletico nuk dëshiron ta humbasë lojtarin simbol. Megjithatë, disa sinjale japin shpresë për Barçën: lojtari pëlqen klubin katalanas dhe edhe njerëzit pranë tij janë të hapur ndaj një transferimi.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Largimi i mundshëm i Lewandowskit, Barcelona nis të ëndërrojë për Julian Alvarez

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?