Largimi i mundshëm i Salah, Liverpooli hedh sytë te dy “yjet” e Barcelonës

Mohamed Salah mund të largohet nga Liverpooli në fundin e këtij sezoni, teksa “The Reds” kanë nisur të mendojnë për emrat që mund të zëvendësojnë.

Sipas raportimeve të medieve britanike, dy emrat më të pëlqyer janë Ansu Fati, që momentalisht ndodhet në huazim te Brighton, por i cili është në pronësi të Barcelonës.

Ndërsa emri i dytë është Raphinha, që aktualisht luan për katalanasit. Emri i parë duket më i arritshëm, pasi Raphinha momentalisht është pjesë e rëndësishme e skuadrës së Barçës dhe klubi “blaugrana” nuk do që të heqë dorë nga shërbimet e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?