Lautaro Martinez gati t’i kërkojë Interit largimin te Barcelona

Image processed by CodeCarvings Piczard ### FREE Community Edition ### on 2020-05-28 11:26:06Z | http://piczard.com | http://codecarvings.com……¬‘ÊxŠ

Lautaro Martinez po ushtron presion ndaj Interit për t’i bindur drejtuesit që ta lejojnë të realizojë ëndrrën e tij: të luajë përkrah Messit te Barcelona. Argjentinasi është i vendosur për këtë transferim, aq sa ka nisur të trazojë ujërat në një moment kur gjithçka ka rënë në qetësi. 22-vjeçari, sipas katalanes “Sport”, është gati ta kërkojë publikisht shitjen te Barcelona.

Marrëveshja dukej e kryer para pak javësh, pas raportimeve se klubi “blaugrana” dhe futbollisti kishin rënë dakord për një kontratë pesëvjeçare. Por problem mbetet kërkesa e palëkundur e Interit për para “cash”, duke hedhur poshtë përfshirjen e disa lojtarëve të tjerë në bisedime.

Barcelona gjithmonë ka shprehur gatishmërinë për të paguar deri 70 milionë euro, kurse pjesa tjetër do të plotësohej duke i ofruar Interit disa lojtarë. Zikaltrit, nga ana e tyre, duan të paktën 80-90 milionë euro në dorë, plus një lojtar të Barçës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?