Lautaro Martinez vendos të rinovojë me Interin, hiqet klauzola e largimit

Pas tre takimesh në muajin janar mes menaxherëve të Lautaro Martinez dhe drejtuesve të Interit, duket se është arritur më në fund marrëveshja për rinovimin e kontratës së sulmuesit argjentinas, që do të mbetet zikaltër deri në verën e 2024-ës.

Aktualisht Lautaro përfiton një pagë prej 2.5 milionë eurosh në sezon dhe me kontratën e re pritet të paguhet 4.5 milionë euro në sezon, plus një sërë bonusesh që mund ta rritin shifrën në më tepër se 5 milionë euro në sezon.

Njëkohësisht është vendosur që të hiqet edhe klauzola e prishjes së kontratës, e cila aktualisht është parashikuar të jetë 111 milionë euro. Tani e mbrapa çmimin për kartonin e Lautaros do ta vendosë vetë Interi dhe mund të ketë mundësi të përfitojë më tepër.

Mediat italiane garantojnë se marrëveshja për rinovim është arritur plotësisht mes palëve dhe se në fund të muajit pritet që menaxherët e Lautaros të mbërrijnë në Milano për të hedhur firmën mbi kontratën e re.

SHKARKO APP