Lautaro mbyll para kohe vitin 2023, mungon në dy ndeshjet e radhës

Viti 2023 mund të quhet i mbyllur për sulmuesin Lautaro Martinez. Bomberi argjentinas që do të jetë një mungesë e madhe në dy sfidat e mbetura për teknikun Simone Inzaghi.

Sulmuesi argjentinas doli i dëmtuar nga sfida e mesjavës në Kupën e Italisë, ndaj Bologna dhe testet e fundit tregojnë që ai nuk do të jetë i pranishëm për zikaltrit në dy sfidat e radhës, ndaj Lecce-s dhe Genoa-s.

Nëse çdo gjë shkon sipas planeve, ai do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të viti 2024 kundër Verona, por vështirë se trajneri Inzaghi do e rrezikojë dhe në atë sfidë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?