Lautaro: Rinovimi vetëm formalitet, ishte fitore e madhe ndaj Juves
Inter mposhti Juventusin në garën për titullin kampion, por lajmet e mira për zikaltërit nuk mbarojnë këtu. Lideri i zikaltërve, Lautaro Martinez, ka folur për rinovimin e kontratës, ku ka lënë të kuptohet se do të gjendet gjuha e përbashkët.
“Jemi duke folur. Sigurisht që nuk është e lehtë, por do të kërkojmë që të gjejmë gjuhën e përbashkët. Rruga është e duhura. Unë përqendrohem vetëm në fushën e blertë. Kam ende 2 vite kontratë dhe ndihem shumë mirë tek Interi. Nuk ka vend për shqetësim, por thjesht për akord.
Dua ta udhëheq këtë grup dhe të përcjell vlerat që më ka mësuar im atë. Ky është një grup i fortë dhe duam të fitojmë gjithçka në këtë sezon. Po stërvitemi mirë dhe po punojmë ashtu siç duhet me trajnerin Inzaghi.
Fitorja me Juven? Ishte një mundësi e jashtëzakonshme dhe bëmë ndeshje të madhe dhe me personalitet. Vumë në vështirësi Juventusin, që vetëm mbrohej dhe kërkoi të nisej me kundërsulme. Por ne e kishim analizuar lojën e tyre dhe jemi të lumtur që morëm fitoren. Sigurisht që nuk ishte e lehtë dhe në fund po mendonim vetëm për të mbrojtur rezultatin”, deklaroi Lautaro.
KOHA JONË SONDAZH

