Lautaro shkon 125 gola si Higuain, rekordmeni mbetet Batistuta

Lautaro Martinez po kalon momentin më të mirë të karrierës së tij. Argjentinasi vazhdon të shënojë me rregullsi, duke heshtur gjithnjë e më shumë kritikët që në të kaluarën dyshonin në aftësinë e tij për të marrë mbi shpatulla skuadrën.

Goli i realizuar ndaj Bolognës ka një peshë të veçantë, pasi ishte i 125-ti për Lautaron në Serie A. Një shifër shumë domethënëse, që i lejon atij të barazojë Gonzalo Higuain në krye të renditjes së golashënuesve argjentinas në kampionatin italian. Përpara tij mbeten vetëm emra legjendarë si Gabriel Omar Batistuta dhe Hernan Crespo, ndërsa Paulo Dybala ndodhet në kuotën e 130 golave.

Kjo statistikë konfirmon edhe një herë dimensionin që ka arritur Lautaro Martinez, tashmë një simbol i Interit, brenda dhe jashtë fushës. Trajneri Cristian Chivu ka ditur ta mbështesë pas zhgënjimit të finales së Champions League të humbur 5-0, duke i dhënë besim edhe në momentet më të vështira.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot, kapiteni zikaltër është lojtari i parë që arrin shifrat dyshifrore të golave në Serie A këtë sezon, duke dërguar një mesazh të qartë për Napolin dhe Milanin: Lautaro Martinez synon ta rikthejë titullin në shtëpinë zikaltër.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?